Putin: Perëndimi po përpiqet ta copëtojë Rusinë në shtete më të vogla, besonte se BRSS nuk do të kthehej

Vladimir Putin, pas shpalljes së aneksimit të 4 rajoneve ukrainase, përsëriti pretendimet që ai ka bërë shumë herë, se Perëndimi po kërkon të dobësojë Rusinë.

“Në vitin 1991 Perëndimi besonte se BRSS nuk do të kthehej, ose Rusia nuk do të kthehet nga ajo goditje. Dhe ne kishim vitet e tmerrshme 1990, megjithatë Rusia e përballoi atë dhe u bë më e fuqishme dhe zuri vendin e saj të merituar. Por Perëndimi po kërkon mundësi të reja për të na goditur dhe ata gjithmonë kanë ëndërruar të thyejnë shtetin tonë në shtete më të vogla që do të luftojnë kundër njëri-tjetrit”, tha Putin./albeu.com


Shtuar 30.09.2022 14:37