Ekzekutivi i BE-së ka propozuar vendosjen e kufirit ndaj çmimit të naftës ruse dhe vendosjen e kufizimeve të mëtejshme në tregtinë e teknologjisë së lartë, si pjesë e paketës së tetë të sanksioneve për të “bërë Kremlinin të paguajë” për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.
Propozime të tjera përfshijnë ndalimin e shtetasve të BE-së që shërbejnë në bordet e kompanive shtetërore ruse, që përfshin edhe ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder.
Komisioni dëshiron të ndalojë shitjen e pajisjeve europiane, duke përfshirë lavastoviljet dhe lavatriçet, sepse zyrtarët besojnë se ushtria ruse po përdor produkte të tilla për çipat e tyre, sepse u kanë mbaruar gjysmëpërçuesit.
BE-ja dëshiron gjithashtu të shtrëngojë kufizimet e importit për mallrat që gjenerojnë të ardhura për Rusinë, duke filluar nga druri, letra, cigaret dhe kozmetika. Çanta dhe valixhet, telefonat dhe makinat, dhe letrat e gazetave, rrobat e grave, make-up janë të përfshira në listën e sanksioneve, e cila përfshin gjithashtu shumë mallra industriale, mjete dhe substanca kimike.
Por një propozim për të ndaluar importimin e diamanteve rusë ende nuk është miratuar, një veprim që është kundërshtuar nga Belgjika pasi është një nga tregtarët më të mëdhenj në botë të gurëve.
Ambasadorët e BE-së do të diskutojnë planet të premten, me synimin për të arritur një marrëveshje të shpejtë.
Masat duhet të miratohen me unanimitet për të hyrë në fuqi.