Fortesa Berisha, “xholi” i Shqipërisë ndaj Uellsit: mesfushorja 23-vjeçare që la Kosovën për kuqezinjtë

Shqipëria e vajzave do të përballet sot me Uellsin në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në një ndeshje që nis në orën 18:00. Sfida luhet në kuadër të fazës Play-Off të Kupës së Botës, ndërsa Kombëtarja synon të shkruajë historinë.

Të lidhura

None found

Një prej lojtareve që ka spikatur më së shumti muajt e fundit nën drejtimin e trajnerit Armir Grima është Fortesa Berisha.

Mesfushorja 23-vjeçare u largua nga Kosova U19 katër vite më parë për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare. Paraqitjet e saj kanë qenë mjaft pozitive, teksa në dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë e vajzave ka realizuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist.

Berisha konsiderohet një element i rëndësishëm dhe i paparashikueshëm në formacionin e Grimës, me potencialin për të krijuar rrezik të vazhdueshëm ndaj “Dragonjve” të Uellsit. Përveç rolit organizativ në mesfushë, ajo ka treguar edhe një instinkt të veçantë për të kontribuar në aksionet sulmuese.