Rrahën keq policin në mes të qytetit, arrestohen dy “trimat” në Tepelenë

Dy të rinj në Tepelenë janë arrestuar pasi kanë goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit gjatë ditës së sotme.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç banues në Tepelenë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tepelenë

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.09.2020 14:27