Kufizime më të forta që synojnë frenimin e infeksioneve të koronavirusit u vendosën në pjesën më të madhe të Italisë dhe disa zona të Polonisë të hënën, ndërsa në Francë, Parisi rrezikon të përballet me një bllokim në fundjavë pasi shtrimi në spitale me pacientët COVID-19 është pranë pragut maksimal.
Në rajonet e zonave të kuqe, restorantet dhe kafenetë mund të shërbejnë vetëm me porosi, dyqanet jo-thelbësore mbyllen dhe banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveç atyre që shkojnë në punë, ose bëjnë pazare për gjëra të nevojshme. Gjatë fundjavës, shumë sallone zgjatën oraret për të trajtuar klientët e minutës së fundit dhe turmat mbushën rrugët e pazareve, parqeve dhe shëtitoreve bregdetare përpara se të hynte në fuqi përsëri bllokimi.