Liverpool rikthehet te fitorja, shpreson te zona Champions (VIDEO)

Liverpooli më në fund është ringjallur edhe në kampionat dhe është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur 0-1 në transfertë Wolves. “The Reds” vinin nga një periudhë e errët, me 6 humbje në 7 ndeshjet e fundit në Premier League.

Sfida nuk nisi siç duhet për të besuarit e Klopp, pasi në minutën e 2’ një gafë e Alisson mund t’i kushtonte shtrenjtë. Portieri brazilian nuk kontrolloi mirë një top të lehtë dhe më pas ndërhyri ndaj Semedos, që nga pamjet duket sikur është ndalur me faull. Gjithsesi, arbitri vazhdoi lojën dhe as sistemi VAR nuk ndërhyri.

Më pas, Liverpool e shtoi presionin me kalimin e minutave dhe në fundin e pjesës së parë gjeti golin me Diogo Jotan, që shënoi si “ish”. Portugezi shfrytëzoi në maksimum një pasim të bukur të Manes dhe mposhti portierin Rui Patricio.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, me “The Reds” që ditën të administronin mjaft mirë avantazhin deri në fund dhe çdo gjë u mbyll me shifrat 0-1. Tre pikë me mjaft vlera për Liverpool që ngjitet në vendin e gjashtë me 46 pikë, 5 më pak se Chelsea i vendit të katërt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu Sport ?? ?? ?? (@sportalbeu)


Shtuar 15.03.2021 23:19