Një makinë është djegur gjatë orëve në natës në Bilisht.
Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të 27-vjeçares Deizi Arapi dhe është djegur plotësisht.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e djegies së mjetit, por policia ndodhet momentalisht në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën.
Kujtojmë se Deizi Arapi u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.
27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës, teksa gjatë udhëtimit të tyre në qytet me makinë, bërtisnin dhe prishnin qetësinë.
Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.
Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.