Europa “mban frymën”, nis procesi i votimit në Itali: Ekstremi i djathtë “putinist” drejt formimit të qeverisë

Ditën e sotme në Itali po mbëhen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas burimeve me mediat vendase, votimet kanë nisur prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Të lidhura

None found

Sipas sondazheve të deritanishme, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.

Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë. Meloni, 45 vjeç, u rrit në një lagje të klasës punëtore në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të ekstremit të djathtë.

Partia e saj i ka rrënjët në lëvizjen neofashiste që doli nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Simbolet janë një tregues që faktojnë lidhjen e partisë me të kaluarën. Flamuri i partisë përmban një flakë trengjyrëshe që simbolizonte fashizmit në fillim të shekullit të 20-të.

Evropa është e shqetësuar

Në të njëjtën kohë, shqetësimi për perspektivën e një koalicioni qeveritar të ekstremit të djathtë që të marrë pushtetin në Itali mbizotëron në Bruksel.

Koalicioni Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia) me Giorgia Meloni, Lidhja e Veriut e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconi po dërgon mesazhe kontradiktore, të cilat shqetësojnë BE- në dhe NATO -n. Nga njëra anë, Georgia Meloni paraqitet si proatlantike, ndërsa nga ana tjetër Salvini dhe Berlusconi paraqiten si mjaft tolerantë ndaj presidentit rus Vladimir Putin.


matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis