I studiuar dhe me diplomë masteri, si mimika e nxorri zbuluar të riun shqiptar në Itali (VIDEO)

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në shtëpinë e tij është gjetur gjysmë kg hashash.

I arrestuari është identifikuar si Xhildjan Shaqlli. Ai rezulton i papunë, por me një diplomë master dhe u paraqit dje në gjykatën e Macerata për të vërtetuar arrestimin e tij para gjyqtares Francesca Preziosi.

I riu u ndalua ndërsa ishte në makinë gjatë një kontrolli nga Guardia di Finanza në Appignano.

Gjatë këtij kontrolli, policët nuk gjetën asgjë përveç qëndrimit të 30-vjeçarit që i bëri ata të dyshimtë dhe kështu vendosën të vazhdojnë hetimet me një inspektim në shtëpinë e të riut.

Kur policia arriti në shtëpi (ai jeton në Macerata), i riu vendosi të shpërndajë drogën që kishte. Pesë pako hashashi për gjithsej 497 gramë. Përveç kësaj, ai gjithashtu dorëzoi një pistoletë.

I riu, i mbrojtur nga avokati Domenico Biasco, përfitoi nga e drejta për të mos dhënë përgjigje.


Shtuar 13.09.2020 10:37