Një 22-vjeçar bullgar dhe një shqiptar 42-vjeçar u arrestuan gjatë një operacioni në Athinë, si anëtarë të një bande që kryente në mënyrë sistematike grabitje të armatosura në degët e bankave dhe dyqane lojërash fati, në zona të ndryshme të Atikës.
Sipas policisë të pandehurit kishin krijuar një organizatë kriminale që prej shtatorit të vitit 2021, që kryente grabitjet të armatosura. Sa i përket mënyrës së kryerjes së tyre, policia shpjegon se një anëtar hyri me forcë në ambientet e ngjarjes me tiparet e fytyrës të fshehura nga një kapele apo paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale.
Menjëherë më pas ka imobilizuar me kërcënimin e pistoletës punonjësit e dyqanit përkatës dhe pasi ka hequr paratë nga kasa ka detyruar drejtuesin t’i hapë derën e sigurisë, nga ku është arratisur. Aty pranë dhe për të mos ngjallur dyshime, ai ndërronte rrobat që vishte gjatë çdo grabitjeje dhe zakonisht vishte një jelek fluoreshent që i referohej një punonjësi të Bashkisë. Ikja e sigurt e autorit nga vendi i grabitjes është siguruar nga bashkëpunëtorët e tij të cilët e prisnin aty pranë. Në të njëjtën kohë, bashkëpunëtorët janë ngarkuar edhe me rolin e zjarrfikësit, duke njoftuar autorin për një lëvizje të mundshme të forcave të policisë në vendngjarje.
Nga kontrollet e kryera gjatë operacionit u sekuestruan: Një jelek portokalli me shenjën “projektet jeshile” që i referohej jelekut të një punonjësi të Bashkisë, veshje të veshura nga të pandehurit gjatë kryerjes së grabitjeve, një kartë identiteti false e një shtetasi të huaj , një motoçikletë e përdorur si mjet dhe arratisjeje nga vendet ku u kryen grabitjet, një pako me 1.5 gram kanabis, 3 celularë dhe shumën 235 euro.
Nga hetimet paraprake të Departamentit të Krimeve të Pronës, janë zbardhur 11 raste të grabitjeve në Nea Smyrni, Neo Kosmos, Dafni, Pagrati, Petralona dhe Mosçato, nga të cilat 8 me degë bankash dhe 3 me dyqane lojërash fati.
Sipas policisë, shuma totale e përfituar nga anëtarët e organizatës kriminale shkon në 76 548 euro. Bëhet me dije se 42-vjeçari është arrestuar në të kaluarën për shkelje të ligjeve të drogës, falsifikim dhe arratisje nga i burgosuri, ndërsa 22-vjeçari është arrestuar për pranim dhe shpërndarje të produkteve të veprës penale.
Dy të arrestuarit po dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet policore për rastin vijojnë.