“Nuk mund të përgjigjem për çdo…”, Meta zbulon nëse do të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar edhe njëherë se nuk synon të kandidojë për kryetar në Bashkinë e Tiranës.

I pyetur gjatë emisionit “Top Story”, Meta u shpreh se kjo është një shpikje mediatike. Ai shtoi se nuk mund të kthejë përgjigje për çdo “qen dhe zagar” që lëshon Edi Rama.

Pyetje: Shumë është përfolur se ju doni të sfidoni njeriun pasardhës të Edi Ramës, Veliajn në garën për kryetar bashkie. E keni ndryshuar pak pozicionin ndaj Erion Veliajt, a do kandidoni për kryetar bashkie?

Meta: Kjo është një shpikje e mediave dhe gazetave. Është tjetër të thuash se do kandidojë dhe të ndryshosh mendje, dhe ndryshe që nuk jam shprehur. Nuk mund të përgjigjem për çdo qen dhe zagar që lëshon Edi Rama. Etika është shumë e rëndësishme por edhe e domosdoshme të respektohet nga të gjithë. Nëse dikush sillet si zagar dhe jo si kryetar bashkie, kryeministër, atë emër do të ketë.  Unë kam vetëm një përgjegjësi, për mua ka rëndësi të flas me fakte dhe argumente. Nëse sillet dikush ashtu, le të sillet ashtu.


Shtuar 22.09.2022 22:50