VIDEO/ Franca dhe Holanda nuk e diskutojnë fitoren, Kroacia dhe Belgjika marrin nga tre pikë

Franca ka fituar ndaj Austrisë me dy gola të jashtëzakonshëm. Në minutën e 56-të , Mbappe merr topin dhe driblon çdo kundërshtar të mundshëm dhe shënon mjeshtërisht. Ndërsa në Minutën e 65-të, Griezmann dërgon një top të bukur brenda zonës dhe Giroud fluturon duke dërguar me kokë topin në rrjetë.

Holanda ka arritur të fitojë pa problem ndaj Polonisë me rezultatin 0-2.

Në pjesën e parë Holanda shënoi vetëm një gol në minutën e 14-të, pas një aksioni tepër të bukur nga Dumfries dhe më pas asistoi për Gakpo i cili nuk gabon.

Pjesa e dytë nuk pati shumë surpriza, pasi në minutën e 60-të me një tjetër aksion të bukur. Bergwijn ka gjetur rrjetën pas një pasimi të bukur nga Janssen.

Kroacia ka fituar me përmbysje ndaj Danimarkës. Në minutën e 49-të Sosa shënoi një gol të bukur. Barazimi nga danezët vjen në minutën e 77-të me anë të Eriksen, ku ka goditur nga jashtë zonë dhe realizon një super gol. Por festa zgjati pak pasi Majer shënoi në minutën e 79-të golin e përmbysjes.

Nga ana tjetër Belgjika nuk është sforcuar shumë ndaj Uellsit. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë me De Bruyne në minutën e 10-të dhe me Batshuay në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë Uellsi shënoi me anë të Moore./ h.ll/albeu.com




Shtuar 22.09.2022 22:41