Një 43-vjeçar, Ibrahim Duda, ra në prangat e policisë ditën e sotme në Sarandë.
Duda u arrestua pasi vodhi një sasi parash dhe disa bizhuteri në një dyqan.
Ky i fundit rezulton gjithashtu të jetë autori i plagosjes me thikë të dy vëllezërve adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç në prill të këtij viti në qytetin bregdetar.
Duda mesa duket kishte thyer edhe “arrestin e shtëpisë”, pasi kjo masë sigurie i ishte vendosur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Sipas burimeve bëhet e ditur se sherri ka ndodhur për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i kanë shtypur me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.
Ndërkohë, pasi theu masën e sigurisë, Duda arriti që të vidhte një shumë parash në një dyqan në lagjen nr.4, Sarandë./albeu.com/