Dashi
Turbullira dhe stuhi të mëdha priten sot në jetën tuaj. Për ju te dashuruarit do jetë ditë shumë e turbullt. Nuk do ndiheni aspak mirë në disa momente dhe do mërziteni me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do jeni të palogjikshëm dhe ka mundësi të hidhni hapa të pamenduara aspak. Në punë duhet të krijoni, të shpikni dhe të jeni më këmbëngulës kurdoherë. Ato që thjesht i keni menduar gjithë këto kohë duhet t’i vini në zbatim. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të kujdesshëm me shpenzimet do keni përfitime më vonë.
Demi
Përgatituni për një ditë të mbushur me emocione të fuqishme sot. Ju të dashuruarit do jeni më të përkujdesur për partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste romantike me të. Në disa momente atmosfera do ngrohet aq shumë saqë do ju duket edhe vetë sikur jeni në ëndërr. Ju beqarët mirë është të mos tregohen impulsivë sepse mund të bëni gabime me pasoja të renda për të ardhmen. Në punë do jeni përtacë në mëngjes por shumë shpejt do rimëkëmbeni dhe do doni të hidhni hapat e duhura për të arritur sa më lart. Në planin financiar do jeni me fat dhe nuk do jetë problem edhe po kryet disa shpenzime më tepër.
Binjakët
Sot do jetë një ditë vendimtare për ju sidomos për sektorin sentimental dhe jetën intime. Nëse keni një lidhje mahniteni partnerin dhe bëni gjithçka mundeni që çdo çast të duket si një magji. Çdo çast te lire kushtojani atij që keni në krah dhe keni për ta parë që marrëdhënia juaj do bëhet edhe më e fortë. Ju beqarët ka rrezik të keni disa keqkuptime me personat që pëlqeni dhe në vend të hidhni hapa para do ftoheni edhe më shumë me të. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe askush nuk do ju ndalë për të arritur atë që keni planifikuar. Financat mund të kenë edhe disa vështirësi, por do arrini ta mbani qëndrueshmërinë.
Gaforrja
Sot do jeni gjithë kohës në kërkim të një jetë ideale dhe të mbushur me qetësi, por bujaria do jetë pika e dobët. Nëse keni një lidhje bëjini sytë katër dhe mos besoni verbërisht tek ato që do iu thotë partneri. Dashurojuni me të, por ruani gjithmonë një fije mosbesimi për ato që do ju thitë. Nëse jeni ende në kërkim të partnerit ideal, sot të gjitha kushtet do jene në favorin tuaj. Në punë do jeni më të hapur dhe do i dëgjoni këshillat që do iu japin të tjerët. Në këtë mënyrë do arrini edhe më lart. Me financat tregohuni të kujdesshëm që nesër mos keni të papritura.
Luani
Yjet do ju bëjnë më të kontrollueshëm dhe më të logjikshëm gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje partneri juaj do tregohet më i dashur, më i përkujdesur dhe më shprehës me ju. Ai do ju gjendet pranë në çdo çast dhe do ju ofrojë ngrohtësinë aq shumë të dëshiruar. Ju beqarët do mendoni vetëm të argëtoheni dhe të dalin me miqtë duke mos e pasur mendjen për të kërkuar dashurinë e madhe. Në punë dihet te mateni mirë para se të filloni projekte gjigande sepse prej tyre do varet e ardhmja juaj dhe e kompanisë. Në planin financiar mos u nxitoni për asgjë në mënyrë që të mos gaboni. Huat shmangini me çdo lloj mënyre.
Virgjëresha
Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.
Peshorja
Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq.
Akrepi
Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Me menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rrezik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.
Shigjetari
Për disa sektorë dita e sotme ka për të qenë e mrekullueshme, por për disa të tjerë duhet bërë kujdes. Nëse keni një lidhje, më në fund do arrini t’i sqaroni problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë. Pas mesdite buzëqeshja do ju rikthehet si më parë. Edhe ju beqarët do jeni me fat dhe do i konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja më të bukura. Pritet të futeni në një periudhë akoma më të këndshme. Në punë do jeni të paduruar dhe duke u nxituar do gaboni. Dijeni se vështirë të ketë kthim pas. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi dhe probleme të njëpasnjëshme.
Bricjapi
Sot shpeshherë do e vini në dyshim të ardhmen dhe do keni frikë nga problemet që mund t’iu dalin. Fillimi i ditës nuk do jetë shumë i mirë për ju që jeni në një lidhje, por dalëngadalë situata do fillojë të përmirësohet. Komunikimi do jetë mjeti që do ju ndihmoje të zgjidhni çdo konflikt. Ju beqarët do jeni më të gatshëm të filloni aventura kalimtare vetëm e vetëm për të përjetuar emocione të mëdha. Për princin e kaltër duhet të prisni edhe pak kohë. Në punë duhet të tregoheni diplomatë dhe të matur. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku dëshironi. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi nëse tregoheni të logjikshëm.
Ujori
Dita e sotme nuk do ecë shumë mirë sidomos për jetën sentimentale. Ju të dashuruarit do keni disa debate të forta me partnerin tuaj dhe do kuptoni një tjetër anë të personalitetit të tij e cila nuk do ju pëlqejë aspak. Ju beqarët do jeni më të shoqërueshëm dhe do keni më tepër mundësi për ta gjetur personin ideal. Në punë do keni mbështetjen e gjithë kolegeve dhe do arrini të realizoni një projekt shumë të madh. Në planin financiar do e keni më të vështirë ta stabilizoni situatën megjithatë me pak mundim mund t’ia dilni mbanë. Mos e refuzoni për asnjë arsye ndihmën e miqve.
Peshqit
Sot do jeni me humor të shkëlqyer dhe do i shihni gjërat me një sy mjaft pozitiv. Do tregoheni shumë të kuptueshëm me partnerin nëse jeni në një lidhje dhe marrëdhënia mes jush do jetë më e ngrohtë. Mbrëmja ka për të qenë e mbushur me çaste romantike. Nëse jeni beqarë do jeni të drejtpërdrejtë me personat që do pëlqeni dhe për këtë arsye do keni me tepër gjasa të krijoni një lidhje. Jeta profesionale do jetë aktive. As vetë nuk e prisnit që të hidhnit hapa kaq të mëdhenj. Në planin financiar duhet të kufizoni shpenzimet që të mos keni tronditje të mëdha.