Inzaghi nuk është në rrezik shkarkimi, por brenda Kupës së Botës duhet të vijë kthesa

Humbja ndaj Udineses ka bërë që brenda shtëpisë së Interit të ketë një atmosferë të rëndë dhe i vendos në pikëpyetje të gjithë, përfshirë edhe lojtarët.

Trajneri Simone Inzaghi është vendosur në mënyrë të pashmangshme në qendër të kritikave.

Durimi ka një kufi

Megjithatë, besimi i klubit nuk mund të jetë i pakufishëm. Klubi do ta shqyrtonte idenë e ndërrimit të trajnerit më vonë, vetëm nëse pas Kupës së Botës Inzaghi nuk do të sillte ndryshim.

Me pak fjalë, nëse në mesin e nëntorit Interi do të ketë ende këto probleme, nëse Inzaghi nuk do të jetë në gjendje t’i japë një kthesë situatës, atëherë pozicioni i tij do të rrezikohej./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.09.2022 09:31

Tags: ,