Kristiano Ronaldo ka folur me superlativa për Dejan Kulusevskin pas ndeshjes kundër Suedisë.
Portugezi foli për “TV4”, dhe i thuri elozhe lojtarit më të ri të Juventusit.
Bardhezinjtë e blenë që në janar Kulusevskin, por e lanë të mbaronte sezonin tek Parma.
“Ai është një lojtar shumë i mirë. Ka një potencial të madh.Shpresoj të luajmë bashkë, dhe të bëjmë shumë gola. Kënaqësi ta shikosh kur luan”, përfundoi Ronaldo.