Financimi rus, Alibeaj i përgjigjet Majkos: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja, lajmi i pavërtetë

Lajmi ku thuhej nga SHBA se Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2017, ka sjellë përplasje në Kuvend.

Deputeti socialist Pandeli Majko, ka ironizuar duke thënë se po bëhet debat për fondet e BE, ndërkohë që PD ka marrë fonde nga Rusia.

Alibeaj i është përgjigjur duke i thënë se, lajmi është i pavërtetë dhe se për disa orë kjo do të provohet. Më tej tha se është një makinacion që e ka bërë Rama

“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja. Për të tilla çështje delikate, duhet të ishe ti, sepse dinë një gjë. Është e pavërtetë, është një makinacion që e ka bërë ai qe nuk është sot. Si i vjetër që je, prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet. Derisa pret disa orë, shko te dentisti”, tha Alibeaj.

Majko e replikoi duke ironizuar, duke thënë se uroj që Basha të shkoj lirshëm në SHBA.

“Në fakt unë i respektoj shumë këta tipat që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zinj. Dua që të përgënjeshtrohet kjo, por po e përsëris. Ajo që keni thënë ju edhe para sistemit të drejtësisë është përsëritur. Uroj që Basha të shkoj lirshëm në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët, të mos jetë infiltrim”, tha Majko./albeu.com

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/1237840833681601


Shtuar 15.09.2022 10:44