Milani ka arritur të sigurojë 3 pikët e para në Champions League, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, pas barazimit me Salzburg.
“Kuqezinjtë” hasën vështirësi gjatë 45 minutave të parë, por ia dolën të zhbllokojnë rezultatin në munitën e 43, pasi Giroud do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë do të mbyllej pikërisht me avantazhin minimal të vendasve, ndërsa e dyta do të niste me një tjetër gol të Milanit, këtë herë me Salemakers.
Dinamo e Zagrebit do të rihapte ndeshjen në minutën e 56 me Orsic, që shënon golin e dytë në po kaq ndeshje këtë sezon në Champions.
Milani do të arrinte të shënonte sërish në minutën e 77 me Pobega, lojtari kishte vetëm 10 minuta që ishte futur në fushë në vendin e Tonalit.
Pas këtij goli, “kuqezinjtë” do të arrinin të menaxhonin ndeshjen, ndërsa miqtë do të ishin të pafuqishëm për ta rihapur sërish.
Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, në pritje të asaj se çfarë do të sjellë ndeshja tjetër mes Chelsea dhe Salzburg./albeu.com