Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pritet të zhvillojë sot në orën 16:00 një mbledhje me drejtorët e Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve.
Sipas burimeve në këtë takim pritet të prezantohet dhe emri i ri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Gledis Nanos.
Gjithashtu sipas informacioneve bëhet me dije Muhamet Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të uniformave blu.
Kush është Muhamet Rrumbullaku?
Rrumbullaku është ndër emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Gledis Nanos pak ditë më parë.
Ai shtë diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.
Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.