Partia Demokratike ka gati draftin për reformën e re territoriale.
Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm në Kuvend, Dhurata Çupi në një intervistë për ABC, deklaron se drafti do t’i prezantohet fillimisht deputetëve dhe më pas do të jetë publik.
“Kemi një raport final, do ta prezantojmë ditën e enjte”.
Çupi prezanton për herë të parë bashkitë e reja që do të propozohen t’i shtohen ndarjes administrative të vendit.
“Ka propozime për Paskuqanin. Është një ishull midis dy njësive, është tejkaluar nga bashkia Tiranë. Apo Zall Herri t’i bashkohet Tiranës. Kemi propozuar për bashki Shëngjinin, Orikumin.”
Çupi deklaron se në draftin e demokratëve do të kërkohet edhe nisja e referendumeve.
“Një nga pikat kyçe është edhe miratimi i ligjit dhe funksionaliteti i shërbimeve”.
Pavarësisht draftit të demokratëve, socialistët kanë deklaruar që në nisje se mazhoranca nuk do ta mbështes një ndarje administrative më të madhe se 61 bashki, teksa afati final i komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale është data 30 shtator.