OSBE: Është e rrezikshme të jesh gazetar në Shqipëri

“Është e rrezikshme të jesh gazetar sot në Shqipëri…”

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo del Monaco dhe ajo e Suedisë Elsa Håstad në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit kanë deklaruar se gazetarët në Shqipëri janë më të ekspozuarit ndaj ngacmimeve, ndërsa shtoi se në vendin tonë ata po punojnë cdo ditë që gazetarët të jenë të sigurt.

Vincenzo Del Monaco: 

Është e rrezikshme të jesh gazetar sot. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë. /albeu.com/


Shtuar 3.05.2021 17:38