Meta: Kupa është derdhur, Ramën do ta palosim me protesta dhe me zgjedhje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për media nga Berati. Meta tha se Rama është një hajdut i jashtëzakonshëm i të gjitha pushteteve në ven, ndërsa shtoi se tashmë kupa jo vetëm është mbushur, por është derdhur dhe se kryeministrin do ta palosin me protesta dhe zgjedhje.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/5328504880536243

“Kupa jo vetëm është mbushur, por është derdhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjithë pushtetet në Shqipëri, duke blerë ish lidhershipin e opozitës, i cili e futi në një qorrsokak popullin opozitar sipas marrëveshjes që ishte bërë prej kohësh Rama-Basha, për të djegur mandatet, për t’i lënë pushtetin Ramës dhe për t’i dhënë drejtësinë. Nuk e paktën kënaqësinë të shkarkonin edhe Presidentin Meta sepse ishte plani i tyre monstruoz. Unë vij edhe nga kjo zonë e bekuar dhe nga një mal fatdhënës. Tani është koha t’ja marrin të gjitha pushtetet Ramës dhe t’ia kthejmë popullit. As PL, as PD, as çdo partie tjetër, por do t’ja kthejmë popullit dhe t’i japim mundësinë që të ushtroj referendumin që këta e kanë bllokuar.

Ne e dimë ku është fuqia jonë, jo të parlamenti sepse është pak më mirë se parlamenti i kërparatave. Ka deputetë opozitarë me integritet, po ka deputetë që kanë marrë vota dhe i bëjnë shërbime Edi Ramës, duke përfituar nga ai, shërbimi që ai di të korruptojë opozitarë të pakarakter dhe të pandershëm. Ne do ta shembim Ramën me protesta qytetarë dhe me zgjedhje. Do ta palosim, se ju duket i gjatë ju ai, në atë mënyrë që e meriton”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 5.09.2022 19:22