Beniada jep lajmin e madh: Do përfaqësoj Shqipërinë në eventin e madh në Venecia!

Beniada vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother VIP Albania. Modelja, ish-banore e “Big Brother Vip”, Beniada Nishani, ka ndarë me fansat se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia më 5 shtator.

Në një foto të publikuar në Instagram, Beniada ka treguar se është zgjedhur si përfaqësese e Shqipërisë në Festivalin e Vencias.

Sakaq, Beniada ka falenderuar fotografin shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, i cili i ka realizuar shkrepjen e fotos.

“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rendësishme për mua, do te shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Flm speciale a @fadilberishaphotography per questo scatto”, ka shkruar Beniada krahas imazhit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)