Abuzimi i 11-vjeçares nga 5 persona, si ndodhi një rast i ngjashëm në vitin 2021 në Shqipëri: Reagimi publik dhe vendimi i gjykatës

Të hënën e 29 gushtit publikimi i një ngjarjeje e rëndë ndodhi në Kosovë. Në Prishtinë,  në një park, një vajzë 11-vjeçare u përdhunua për 7 orë nga 5 të rinj, dy prej të cilëve ishin vëllezër.

Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren. Nga pesë të arrestuarit, katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar.

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 27-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 27-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur. E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.

Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë një reagim të fortë publik, ku kërkohet deri në dënim kapital për autorët. Gjithashtu në Prishtinë është zhvilluar një protëstë, e cila pati pjesëmarrje masive të qytetarëve për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj grave dhe vajzave.

Ngjarje e ngjashme në maj të 21 në Shqipëri

Kjo ngjarje na sjell dhe njëherë në vëmendje sesa të pasigurta janë sot vajzat dhe gratë nga abuzuesit që kanë emër dhe fytyrë. Një rast i gjashëm me këtë ka ndodhur dhe në Shqipëri, në maj të vitit 2021, në Mirditë. Një e mitur 15-vjeçare ra pre e abuzimit seksual me dhunë nga 5 persona.

Autorët ishin Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe shtetasi i mitur Ardian Gjikolaj 17 vjeç, që të pestë banues në fshatin Tarash-Mirditë.

Këta shtetas, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin me anë të shantazheve kryen marrëdhënie seksuale me dhunë gjatë periudhës janar-prill të vitit 2021 me 15-vjeçaren banuese në Rrëshen. Kjo e fundit, dyshohej se kishte pasur lidhje me njërin prej personave abuzues, i cili mendohet se posedonte një video të saj intime.

E gjendur në këtë situate, ajo, e shantazhuar dhe nga frika e publikimit të videos ju është bindur kërkesës së 5 personave të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur.

Megjithatë, vajza, pavarësisht shantazhit, ka denoncuar 5 abuzuesit të cilët u arrestuan dhe ndaj tyre u ngri akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Kjo ngjarje, njësoj si në Kosovë, shkaktoi reagim të fortë publik dhe proteste. Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve.

Gjykata e Lezhës dha masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 4 nga të arrestuarit për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe shantazhit ndaj 15-vjeçares.

Ndërsa për 17-vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë. Në sallën e gjyqit asnjë nga të ndaluarit nuk ka folur./albeu.com