Pak ditë më parë opinioni publik u trondit pas ngjarjes së rëndë ku një gardian, Martin Skendaj, ekzekutoi për vdekje dy të rinj në Patos.
as ngjarjes së rëndë, dyshohet se është shkrumbuar nga flakët banesa e autorit të krimit të rëndë, në Kuqar të Patosit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Ngjarja në Patos:
Martin Skëndaj, më datë 19 Dhjetor vrau në poliklinikën e Patosit, dy persona. Martin Skendaj, ish-gardian i burgut të Fierit u arrestua nga policia pas krimit të dyfishtë.
Sa i përket zjarrit të sotëm, burimet thanë se banesa është djegur plotësisht, por nuk ka persona të lënduar.
Familja Skendaj pas ngjarjes së rëndë është larguar nga banesa nga frika e hakmarrjes. Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.
Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, pra nuk dihet nëse është aksdental apo i qëllimshëm.