Dejan Kulusevski flet pas firmës me Juventus

Dejan Kulusevski është zyrtarisht lojtari i Juventus. Pasi nënshkroi me bardhezinjtë suedesi ka bërë të ditur se nuk u mendua dy herë për ofertën e Juventus, shkruan Albeu.com.

“Jam shumë i lumtur, 2020 nuk mund të niste më mirë” ka thënë Kulusevski.

“Është një ditë e rëndësishme për mua, shokët e mi, familjen dhe të gjithë që kanë punuar me mua”.

Ndërkohë Kulusevski gjatë huazimit tek Parma ka shënuar katër gola dhe 7 asistime në 17 ndeshja ndërsa ishte në pronësi të Atalantës.

Megjithatë ai do të vijojë të luajë me Parmën deri në fund të këtij sezoni ku në verë do t’i bashkohet Juves. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2020 22:48