10 vite nga vrasja e Bin Laden, Biden: Po i japim fund luftës më të gjatë

Presidenti amerikan Joe Biden, ka përkujtuar 10 vjetorin e vrasjes së Osama Bin Laden, teksa shtoi se SHBA do të qëndrojnë vigjilente përballë kërcënimeve.

“Kanë kaluar dhjetë vjet nga vdekja e Osama bin Laden dhe ne e kemi mbajtur premtimin që u kemi bërë të gjithë atyre që humbën dikë në 11 shtator, se nuk do ta harronim kurrë. Falë përpjekjeve të bëra deri më tani, ne po i japim fund luftës më të gjatë për Amerikën, atë në Afganistan, ku al Kaeda është dobësuar përfundimisht. Por Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë vigjilente përballë kërcënimeve.  Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe shkatërrojmë çdo kërcënim që shfaqet kundër nesh në Afganistan”, shtoi Biden.

Të lidhura

None found


Shtuar 2.05.2021 20:46