E rëndë në kryeqytetin shqiptar, 28-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë

Një 28-vjeçar ka vdekur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Ai dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime, si pasoj e së cilave ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot, në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku viktima 28 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime”, ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti ka shtuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo ai nuk ka arritur që t’i përballojë plagët.

Ahmeti ka shtuar se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.


Shtuar 22.08.2022 16:34