Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, lëndohen 3 persona, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë thanë ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Bëhet me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, është përplasur me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com