Dua Lipa feston sot ditëlindjen dhe thotë se kjo moshë është si në parajsë (FOTO LAJM)

Dua Lipa feston sot ditëlindjen. Ylli shqiptar me famë botërore mbush 27 vjeç. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku tregon edhe se si ndihet sot që ka mbushur 27 vjeç.

“27-ta ndihet sikur parajsë. Faleminderit për urimet e ditëlindjes”, shkruan ajo krah fotove.

Kujtojmë që Dua ka treguar pak ditë më parë se po shijonte pushimet në jug të vendit.

“Vajzë shqiptare në Shqipëri”, shkroi këngëtarja e famshme krahas disa fotove që publikoi.

Sakaq, ylli me famë botërore do të performojë pas pak ditësh në “Sunny Hill” në Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)