Kur Shqipëria doli nga izolimi, Librazhdi nuk kishte asnjë rast me Covid, madje konsiderohej “zonë e gjelbërt” dhe e fitoi ndër të parat rrethe lirinë e lëvizjes.
Por një ditë pasi në këtë qytet u rregjistrua viktima e parë nga Covid, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rrethi i Librazhdit është klasifikuat sot i treti pas Tiranës dhe Durrësit, përsa i përket numrit të të prekurve.
Librazhdi ka lënë pas edhe zona të nxehta dikur, si Shkodra, Kruja, apo edhe ato të qyteteve dhe qarqeve me një popullsi shumë më të madhe.
Në Shqipëri 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 156 të infektuar të rinj me virusin Sars-Cov2, njoftoi para pak çastesh ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi situatën epidemiologjike në vend tha se sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore.
158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit.