Mos iu ndani plazhit! Kështu parashikohet moti në dy ditët në vijim

Referuar njoftimit të Shërbimit Meterologjik ushtarak bëhet e ditur se dy ditët që vijnë moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të jenë të larta.

Kështu nëse keni parashikuar që të kaloni fundjavën në plazh, moti është favorizues.

“Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta”, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plote I SHMU:

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por, duke nisur nga dita e nesërme gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë edhe nesër pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta.

Po kështu edhe dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.


Shtuar 27.08.2020 15:13