Paris Saint Germain ka arritur të mposht skuadrën e Lens në kuadër të xhiros së 35-të të Ligue 1.
Braziliani Neymar ishte në formë në këtë takim që nga minuta e parë.
Neymar shënoi golin e parë në min 33’ për ti dhënë avantazhin parisienëve.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e PSG-së.
Në pjesën e dytë, Neymar ishte sërish i involvuar në golin e dytë, por jo si shënues, por si asistues.
Ai asistoi për Marquinhos i cili shënoi gol në min 59’.
Lens arritën të kundërpërgjigjen në min 61’ përmes Ganago.
Rezultati përfundimtar, PSG 2-1 Lens. Tani parisienët qëndrojnë në vendin e parë me 75 pikë, dy më shumë se Lille të cilët kanë një ndeshje më pak.