Gjysmë kilogrami kokainë çon pas hekurave dy të rinj shqiptarë në Itali

Policia në Itali ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, 25 dhe 34 vjeç, për drogë.

Gjatë një kontrolli, në Melide, në dalje të autostradës, dy mjete të policisë ndaluan Golfin e dy të rinjve shqiptarë dhe e kontrolluan.

Brenda mjetit u gjetën mbi 500 gram kokainë.

Ata u arrestuan dhe hetimet, e kryera nga prokurorja publike Zaccaria Akbas, fokusohet në hipotezën e një vepre penale të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike./albeu.com


Shtuar 14.08.2022 08:52