Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “1 Maji”.
Sipas burimeve bëhet e ditur se i plagosuri është, Admir Bejo.
Bejo është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./albeu.com/