Filip Kostic është zyrtarisht lojtari i ri i Juventusit. Anësori serb, pas njoftimit të bardhezinjve, ka publikuar edhe intervistën e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit:
“Është një ditë e veçantë për mua. Jam shumë i lumtur, këtë mëngjes kur ju prisja të vini këtu. Isha shumë i emocionuar dhe nuk po pres me padurim të stërvitem me ekipin dhe të luaj para tifozëve tanë”.
Të lidhura
None found
Çfarë ju shtyu t’i thoni po Juventusit?
“Nuk është shumë e vështirë t’i thuash po Juventusit”.
E keni imagjinuar tashmë debutimin tuaj pranë mikut tuaj Vlahovic?
“Unë kam folur tashmë me Dusan, jam i lumtur që ai është pjesë e ekipit. Ai është një nga sulmuesit më të mirë, është mirë të luash me të.”
A mendoni se ky mund të jetë hapi vendimtar për karrierën tuaj?
“Po, sigurisht, kam dhënë gjithçka dhe kam punuar shumë për të. Mendoj se e meritoj Juventusin. Kur një klub si ky vjen, është gjithmonë koha e duhur.”
Çfarë mund t’i jepni skuadrës?
“Unë mund të sjell shumë cilësi, do të përpiqem. Do të jap gjithçka për Bianconerët”.
Jeni ndër lojtarët më të mirë të ndihmës në Evropë. A ju pëlqen të ndihmoni shokët?
“Më pëlqen të luaj kështu, atëherë varet nga ajo që dëshiron trajneri dhe çfarë është më e mira për ekipin. Nëse është mirë për ekipin, unë do ta bëj më së miri.”
Një mesazh për fansat?
“Përshëndetje Bianconeri, jam shumë i lumtur që jam këtu. Shihemi së shpejti në fushë. /albeu.com/
