Aksioni dhe zhurma e policisë për heqjen e të gjitha mjeteve lundruese në plazhet shqiptare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy javë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7 vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i policit Arjan Tase, ka zgjatur vetëm disa ditë.
https://www.facebook.com/watch/?v=1092907174669063
“Piranjat’ kanë publikuar një video ku shihet se si një tjetër skaf ndodhet pikërisht në të njëjtin vend ku edhe u vra Jonada.
Siç shihet edhe në video skafi i mbushur plot me njerëz, ndodhet në breg të detit dhe lëviz i pashqetësuar edhe pse aty pranë janë me dhjetëra qytetarë që po lahen në det.
Mesa duket as shkarkimet e gjithë elitës së policisë kufitare në Vlorë, apo paralajmërimet e bëra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, nuk kanë ndaluar lëvizjen e këtyre skafeve në breg të detit.