Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United dhe po bën gjithçka për të gjetur një klub tjetër.
Portugezi mund të marrë një goditje të papritur nga bashkëlojtarët e tij aktual, ku sipas “The Sun”, pjesa më e madhe e dhomës së zhveshjes së “Djajve të Kuq” nuk dëshirojnë që telenovela e CR7 të vazhdojë. Një histori që konsiderohet të jetë shkaku i vërtetë i fillimit të vështirë të sezonit dhe që ka krijuar një klimë të keqe brenda klubit.
Lojtarët e konsiderojnë qëndrimin e tij si fëmijë dhe do të preferonin që ai të shitet në vend që të vazhdojë të krijojë ndotje në ambientin e përbashkët me tekat e tij.
Një burim brenda klubit tha: “Ai me të vërtetë ka filluar të mërzitë shumë lojtarë. Ai ka aleatët e tij, por shumë janë të ngopur me mënyrën se si po sillet”./ h.ll/albeu.com