Martesa e Wanda Narës me Mauro Icardin po shkon drejt fundit. Modelja argjentinase akuzohet se ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një futbollist tjetër.
Gazetarët i kanë bërë pritë në aeroport Wandës, kur ajo po largohej nga Argjentina për t’u kthyer në Europë.
Të lidhura
None found
“Preferoj të mos flas rreth kësaj gjëje, gjithçka në rregull”, ishin fjalët e para të saj me gazetarët. Pas insistimit të tyre për një prononcim, ajo u ndal vetëm pak sekonda. “Juve nuk mund t’ju gënjej. Për këtë arsye nuk ju them asgjë. E dimë shumë mirë situatën, por është intime”, theksoi ajo para se të largohej.

