Pas entuziazmit për ardhjet e Dybala dhe Ëijnaldum, ka ardhur koha që Roma të mbrojë këtë status duke u përpjekur t’i rezistojë ofertave të ardhshme për disa prej talenteve të tyre.
Më i diskutuari dhe më i ndjekuri është Nicolò Zaniolo për të cilin Tottenham duket gati të bëhet serioz.
Takimi mes Paraticit dhe Tiago Pintos nuk është sekret, por oferta prej 55 milionë eurosh në total nuk ka ndikuar në rezistencën e Mourinhos.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodhi në ditët në vazhdim./albeu.com