Drejtësi për Jonadën/ Asnjë lëvizje e qeverisë për ultimatumin e shoqërisë civile, ja kur do të zhvillohet protesta e radhës (FOTO LAJM)

Ngjarja tragjike e cila ndodhi pak ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një efektiv policie aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, shtyu shoqërinë civile të organizonte një protestë në 4 gusht, ku u kërkua llogari për ngjarjen e rëndë.

Në fundin e protestës, shoqëria civile i vendosi një ultimatum kryeministrit që të shkarkonte Drejtorin e Policisë, Gledis Nao, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro deri të hënën, ose në të kundërt protestat do të vazhdonin.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë përgjigje nga Rama dhe qytetarët duket se do të dalin sërish në shesh në fillim të kësaj javë për Jonadën,

Shoqëria Civile ka publikuar sot posterin kryesor të tubimit të radhës, duke bërë thirrje për t’u grumbulluar para Ministrisë së Brendshme./albeu.com