Superkompjuteri FiveThirtyEight konsideroi se kush është më i përgatitur për sezonin e ri.
Makina i jep Madridit një shans 39% për të fituar ligën, me Barcelonën që parashikohet të përfundojë e dyta me vetëm 25% shanse për të fituar ligën.
Të lidhura
None found
Atletico (12%) dhe Villarreal (8%) parashikohet të përfundojnë respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt. Megjithatë, është ende herët për parashikime të tilla pasi asnjëra skuadër nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Ligë këtë sezon.
Sezonin e kaluar, superkompjuteri e vlerësoi gabim parashikimin e tij të hershëm kur parashikoi se Barcelona do të fitonte ligën. Sistemi më vonë u korrigjua dhe parashikoi që Real Madrid do të ishte fituesi. /albeu.com/
