Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që i përjetoni kur jeni në gjumë. Psikologu dhe eksperti i ëndrrave Ian Wallace, i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë, ka hartuar një listë me 3 ëndrrat më të frikshme dhe kuptimin e tyre.
ËNDËRRONI SIKUR PO FLUTURONI: Të gjithë që kanë parë filma me superheronj kanë ëndërruar të paktë 1 herë. Po çfarë do të thotë? Të fluturosh në ëndrra simbolizon të jesh i lirë dhe i çliruar, sidomos pasi keni marrë një vendim të rëndësishëm në jetë.
ËNDËRRONI SIKUR PO RRËZOHENI: E kemi parë të gjithë këtë ëndërr dhe është e frikshme. Ndjenja e rënies nënkupton se jeni duke u varur më shunë se duhet tek një situatë, apo person i caktuar dhe keni nevojë të çliroheni. Sa më e lartë dhe e shpejtë të jetë rënia, aq më i varur ndiheni.
ËNDËRRONI SIKUR PO BËNI AKSIDENT ME MAKINË: Vërtetë e frikshme, por çfarë zbulon kjo ëndërr për psikikën tonë? Me sa duket, jo atë që mendoni. Kjo ndjenjë e të qënit ”jashtë kontrolli” në thelb do të thotë që ju nuk mendoni se keni kontroll të mjaftueshëm mbi rrugën tuaj drejt suksesit.
ËNDËRRONI SIKUR JENI LAKURIQ NË PUBLIK: Ndërkohë që të gjithëve mund t’ju pëlqejë të rrini lakuriq në rehatinë e shtëpisë, ideja e të qenit lakuriq në publik ju tmerron. Kjo ëndërr nënkupton se jeni të dobët dhe të ekspozuar dhe nënkupton që ndoshta duhet të keni pak më shumë besim në aftësitë tuaja.