Situata e Sanchez, portugezi “peshon më tepër” nga Milano

Renato Sanches, me shumë gjasë, do të largohet nga Lille këtë sezon. Mesfushori është duke kërkuar një skuadër të re, në mënyrë që të vijojë të luajë në nivele të larta.

Në mbrëmje do të ketë një takim të ri mes të palëve për portugezin. Agjenti i kërkon Milanit një pagë më të lartë se ajo e rënë dakord muaj më parë.

Gjithsesi, negociatat pritet ta gjejnë një mes të përbashkët i cili mund të sjellë dakordimin./albeu.com


Shtuar 2.08.2022 20:40