Cristiano Ronaldo duket se ka filluar t’i japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, kur luajti në ndeshjen e fundit parasezonale të Manchester United kundër Rayo Vallecano, por portugezi luajti vetëm në pjesën e parë dhe menjëherë pasi u zëvendësua ai u largua nga Old Trafford , me disa tifozë të cilët e shikuan jashtë teksa po largohej.
Pasi Ten Hag nxorri jashtë loje Cristiano Ronaldon, superylli nuk u kthye në pankinë për pjesën e dytë për të parë performancën e shokëve të skuadrës.
Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në turneun e Manchester United në Azi , dhe kjo mund të jetë një tregues se pse Erik Ten Hag nuk e lejoi atë të vazhdonte në fushë.
Cristiano Ronaldo has left Old Trafford before the end of the match after Manchester United’s friendly Decider with Rayo Vallecano was sidelined at half-time. pic.twitter.com/UGUMxpQDpi
— 1xbet Registration PROMO CODE : 2775 (@1xbet_Register) July 31, 2022
Zakonisht trajnerët përdorin ndeshje parasezonale për të parë lojtarë që nuk kanë shumë mundësi gjatë vitit, duke i lejuar lojtarët e tyre të lehtësohen në këtë sezon të ri.
Edhe pse ai u duartrokit dhe u brohorit nga tifozët brenda Old Trafford gjatë minutave të tij të para të luajtura këtë parasezon, disa tifozëve të tjerë nuk e pëlqyen qëndrimin e portugezit, me shumë njerëz që menduan se mund të ishte më mirë që ai të largohej, pasi ata nuk mendojnë se ai është plotësisht i përkushtuar./ h.ll/albeu.com