Giulia dhe Alessia Pisanu janë dy motra, dy viktimat e tragjedisë në Itali. Mëngjesin e djeshëm, pak para orës 7, u përplasën nga treni teksa po kalonin shinat në Riccione. Ato jetonin në një fshat në provincën e Bolonjës së bashku me prindërit dhe motrën e madhe Stefania. Babai i tyre, Vittorio Pisanu ka një kompani me kamionë që bënin transport mallrash. Giulia do të mbushte 17 vjeçe në shtator, ndërsa Alesia që ndiqte shkollën e artit ishte 15 vjeçe. Atyre u pëlqente të kërcenin. Në postimet në rrjete sociale, Giulia publikonte fotografi në rrjete sociale ndërsa dukej e pandarë nga motra.
“Ndonjëherë, mendoj se motra ime është arsyeja e vetme për të jetuar”, shkruante Giulia. Më pas publikonte video me këngët më të njohura të momentit nga Jake La Furia. Qyteti i Castenaso është në zi, familja dhe miqtë janë të tronditur. Ende nuk dihet arsyeja përse motrat zgjodhën t’i jepnin fund jetës ndërsa vijojnë hetimet.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, rojtari i shinave dhe udhëtarët e tjerë bërtitën me të madhe “Ndal, mos”, por nuk arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë sepse të rejat i kaluan shinat. Skena që panë të gjithë dëshmitarët e pranishëm ishte trishtuese dhe tragjike. Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra. Pak larg vendit ku u përplasën, u gjetën këpucë dhe sende personale.