Igli Tare dështoi në momentet e fundit të bindte David Silvën të firmoste me Lazion (u zyrtarizua te Real Sociedadi), megjithatë vazhdon të këmbëngulë për t’i bërë një “dhuratë” të çmuar Simone Inzaghit nga Anglia.
Sipas reporterit italian të futbollit, Nicolò Schira, Lazio ka shprehur interes për nënshkruar me Xherdan Shaqirin, kartoni i të cilit zotërohet nga Liverpooli.
Gjithsesi, përtej këtyre zërave, do të ishte e vështirë të besohej që të dy klubet do të ishin në gjendje të bënin marrëveshje për lojtarin.
Futbollisti gjilanas ka edhe tre vite kontratë me “The Reds”, kështu që nuk do të lejonin largimin e tij pa arkëtuar një shumë të kënaqshme parash.
Sidoqoftë, ekziston ende mundësia që kjo marrëveshje të ndodhë. 28-vjeçari u mbajt më shumë në stol gjatë sezonin që sapo u mbyll, kryesisht për shkak të një kombinimi të dëmtimit dhe një ndryshimi në formacion (nga 4-2-3-1 në 4-3-3).
Nëse lojtari është i pakënaqur me mungesën e minutave në këmbë, ai patjetër që mund të lëvizë përpara se t’i përfundojë kontrata, aq më tepër që Lazio i jep mundësinë që të luajë në Champions.
Në sezonin 2019/20, Shaqiri zhvilloi 11 ndeshje me Liverpoolin, duke shënuar një gol në të gjitha garat.