EMRI/ Shqiptari burgoset për dy vite pasi u zbulua në fermën e drogës

Një burrë shqiptar i arrestuar në një pronë e kthyer në një fabrikë kanabisi, pretendoi se ishte vendosur atje vetëm një ditë para se të arrestohej ku do të punonte si kopshtar i bimëve.

Policia e armatosur me një urdhër kërkimi hapi me forcë derën e ndërtesës pasi trokitjet nuk dhanë rezultat pasditen e 15 korrikut.

Në Gjykatën mbretërore të Durham u tha se banori i vetëm atje ishte, Elidion Likaj, i cili u arrestua brenda ndërtesës.

Policia gjeti një marrëveshje qiraje për 18 muaj për pronën dhe rikuperoi tre telefona celularë dhe një sërë çelësash shtëpish.

Të tre dhomat e gjumit të sipërme u vunë në përdorim për kultivimin e kanabisit, të ndihmuar nga pajisjet e rritjes në vlerë prej 5,600 £.

Jane Foley, duke ndjekur penalisht rastin tha se 100 bimë u gjetën, të cilat do të mund të shiteshin për një çmim prej 28 mijë paund me shumicë dhe deri në 84 mijë në shitjen me pakicë në rrugë.

Ajo tha se një ekspert i policisë për drogën arriti në përfundimin se ferma ishte e aftë për tre rendimente në vit dhe e klasifikoi atë si “një kultivim tregtar në shkallë të gjerë”.

Megjithëse, Likaj nuk dha asnjë përgjigje në pyetjet e policisë, duke deklaruar vetëm se ishte vendosur një ditë më herë dhe nuk ishte detyruar me forcë.

Ai i tha gjykatës, përmes një përkthyesi shqiptar, se kishte një adresë në Londër ku mund të shkonte, nëse ishte e nevojshme.

I pandehuri 27-vjeçar pranoi se ishte i shqetësuar në prodhimin e drogës, citojnë mediat britanike.

Por e vetmja punë që kishte në dispozicion ishte të vepronte si një “kopshtar” në fermën e kanabisit.

Gjykatësi vendosi një dënim për 21 muaj burg dhe urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e bimëve dhe pajisjeve të sekuestruara.

Gjykatësi i tha Likajt se do të jetë nën mbikëqyrje pas lirimit, “nëse qëndroni në këtë vend“.


Shtuar 18.08.2020 17:34