Një parcelë kanabisi është zbuluar në Greqi.
Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe një serb lidhur me këtë çështje.
Ata janë kapur duke kultivuar bimë narkotike të llojit kanabissativa në një zonë periferike në Fokidha të Greqisë.
Mediet greke raportojnë se tre emigrantët janë anëtarë të një grupi kriminal aktiv në kultivimin e bimëve narkotike, përpunimin dhe trafikimin e kanabisit.
Sipas policisë të arrestuarit kishin mbjellë 750 fidanë kanabis, ndërsa kishin përshtatur vendin e rrethuar me gardh me pompë vaditëse për drogën./albeu.com/