Presidenti i ri Bajram Begaj ka mbërritur së bashku me Zonjën e Parë dhe dy fëmijët në Kuvend, ku do të betohet si President.
Më pas, në Presidencë, do të zhvillohet ceremonia e marrjes së detyrës.
Kujtojmë qe Begaj u zgjodh si Kreu i ri i Shtetit më 4 qershor duke u bërë kështu Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë.
Presidenti në ikje Ilir Meta do t’i dorëzojë ditën e sotme postin./albeu.com
